Parada e Krenarisë - Foto: Atdhe Mulla

FOTO Galeri – Parada e Parë e Krenarisë në Kosovë

Pa asnjë incident të vetëm në qendër të Prishtinës sot është organizuar Parada e parë e Krenarisë në Kosovë.

Qindra përkrahës të të drejtave të komunitetit LGBTI kanë marrë pjesë në këtë ngjarje që është zhvilluar nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Për mbarëvajtjen dhe sigurinë e kësaj ngjarjeje të organizuar nga organizata të ndryshme, Policia e Kosovës kishte hartuar një plan operativ.

Në paradë kanë marrë pjesë edhe drejtues të institucioneve të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, ministren Dhurata Hoxha, e ambasadorë dhe udhëheqës të misioneve të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë, si ambasadori i ShBA-së Greg Delawie, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, shefi i Misionit USAID, James Hope, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova etj.

Parada e Krenarisë është mbajtur për herë të parë pas tri marsheve në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTI.

Më poshtë mund të gjeni një fotogaleri nga kjo ngjarje me foto të realizuara nga Atdhe Mulla.

Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla
Parada e Krenarisë – Foto: Atdhe Mulla