FOTO: Digjet Shkolla në Mitrovicë

Motivet e zjarrit ende nuk dihen por mësohet se kulmi i shkollës tashmë është i përfshirë nga tymi dhe flakët. KALLXO.com ju sjell fotografi të ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë.

17:20 Musa Dragaj drejtor i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës ka thënë për KALLXO.com se zjarri është përhapur nga një shtëpi prapa shkollës ndërsa viktima ose të lënduar nuk ka. Zjarri ende po vazhdon dhe është i përmasave të mëdha” ka thënë Dragaj. Ai ka shtuar se zjarrfikës nga Skenderaj, Vushtrria dhe Mitrovica e Veriut kanë ardhë në ndihmë por zjarri është vështirë të lokalizohet.