FOTO- Borë në Bregdetin Shqiptar

Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Situata më e rënduar sa i përket qarkullimit rrugor shfaqet në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

Por, bora ka zbritur deri në bregdet. Zona e Shëngjinit u zgjua e zbardhur këtë mëngjes dhe në imazhet e shpërndara nga Bashkia e Lezhës shihet rëra e plazhit e mbuluar me një petkë të hollë të bardhë.

Ndërkohë, në shumë  zona të tjera të vendit, trashësia e saj shkon në disa centimetra.