Aksident te Konviktet - Foto: KALLXO.com

FOTO: Aksident i rëndë trafiku te Konviktet e Studentëve

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin mes Konvikteve të Studenteve dhe Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet një veturë e dëmtuar rëndë.

Sipas fotografive, të cilat i gjeni më poshtë, vetura duket se është përplasur në njërën prej shtyllave të semaforëve që gjenden në këtë udhëkryq.

Edhe shtylla e semaforit është dëmtuar rëndë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, ndërkohë që Policia është në vendin e ngjarjes.