Forcat e Sigurisë Demonstrojnë Gatishmërinë Përballë Rrezikut

KFOR-i, Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencia për Menaxhim të Emergjencave kanë bashkuar forcat sot në kuadër të një demonstrimi të gatishmërisë për të reaguar në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku.

Për këtë demonstrim këto forca të sigurisë kanë ushtruar për dy javë rresht.

Demonstrim i tillë i forcës mbahet dy herë në vit dhe udhëhiqet nga KFOR-i.

Gjatë këtij demonstrimi janë simuluar pesë aksione: shpëtimi i disa personave të lënduar në një ndërtesë, konfiskim i armëve të rënda, ballafaqimi me protestues, likuidimi i disa terroristëve që kishin rrëmbyer disa persona dhe shpërndarja e protestuesve të dhunshëm me përdorimin e topave të ujit dhe “gazit lotsjellës”.

Ushtrimi i përbashkët “Shpata e argjendtë“ u ndoq nga zyrtarë të lartë të këtyre forcave. I pranishëm ishte edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Ushtrimi është zhvilluar në kampet “Pomazatin” dhe “Vrello”.

Ky lloj ushtrimi i përbashkët, i kryesuar nga KFOR, zhvillohet dy herë në vit.