FMN, Kushte të Vjetra për Qeverinë e Re

Përmes një komunikate, Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se do ta mbështesë Qeverinë e re të Kosovës, që do të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

“Fondi vazhdon të jetë i përkushtuar në mbështetjen e Kosovës gjatë mandatit të tij, si dhe është i gatshëm të angazhohet me Qeverinë e re pas zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë.

Pasi përkujton se gjatë dy viteve të kaluara objektivat e përgjithshme të programit kanë qenë përmirësimi i situatës fiskale, ruajtja e stabilitetit financiar dhe krijimi i kushteve për rritje të qëndrueshme, FMN thekson se është e rëndësishme që të sigurohen veprime të fuqishme të politikave, duke përfshirë disiplinë fiskale “meqë ato janë thelbësore për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave dhe për të trajtuar papunësinë e lartë në vend”

“Të gjitha zotimet fiskale dhe veprimet përkatëse duhet të jenë në përputhje me rregullën fiskale dhe ligjin për pagat e sektorit publik”, thuhet po ashtu në këtë komunikatë

Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë vlerësimit ekonomik të Kosovës kishte vërejtur edhe mosmarrëveshje brenda koalicionit qeverisës.

http://kallxo.com/fmn-veren-mosmarreveshje-brenda-koalicionit/

FMN kishte kërkuar nga Qeveria që deri në fund të muajit maj të bëjë riklasifikimin e veteranëve.

http://kallxo.com/vermeulen-riklasifikimi-veteraneve-ne-muajin-maj/