Gafurr Dugolli, foto:Facebook

Fletëarresti Serb e Prangos Kosovarin në Maqedoni

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Dugolli, është ndaluar sot nga policia maqedonase në bazë të një urdhër- arresti të lëshuar nga organet e ndjekjes së Serbisë.

Ndalimi i Dugollit është bërë sot rreth orës 11:45 në pikën kufitare në Bllacë që ndan Kosovën dhe Maqedoninë

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucion në të cilin Dugolli punon si shef i protokollit.

Sipas Ministrisë, Dugolli po shkonte në Shkup në një detyrë zyrtare për rregullimin e vizës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Arrestimi është bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së”, thuhet në komunikatën e MFSK.

Sipas Ministrisë ky nuk është rasti i parë ku ish ushtarët e UÇK-së dhe  qytetarët e Kosovës ndalohen ëpër kufijtë dhe aeroportet e shteteve të ndryshme me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të policisë së Serbisë.

Shuëm pjesëtarë të UÇK-së gjenden në listat e Interpo-it në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara gjykatat serbe.

Rasti i fundit ishte ai i vitit të kaluar kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u ndalua për disa ditë në Slloveni me arsye të njëjtë.

Për arrestimin e Dugollit, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kui ka bërë një reagim dhe ka dërguar një shkresë zyrtare e të cilën e ka drejtuar për autoritetet maqedonase.

Në shkresë thuhet se ushtrimi i juridiksionit nga një gjykatë serbe për krime që pretendohet të janë kryer në territorin e Republikës së Kosovës, konsideron se përbën shkelje të rëndë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.

“Juridiksioni i supozuar i Serbisë lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘krime lufte’ në territorin e Republikës së Kosovës është i paligjshëm dhe politikisht i papranueshëm dhe për këtë arsye në interes të Drejtësisë është apeluar tek Qeveria Maqedonase që rreptësisht të refuzojë çdo kërkesë për ekstradimin e z. Dugolli në Serbi”, thuhet në shkresën e ministrit Kuçi.

Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka shprehur shqetësimin për ndalimin e shefit të Protokollit në MFSK, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Ndalimi i z.Dugolli në pikë kalimin kufitar Kosovë Maqedoni është bërë duke u bazuar në fletarrestet  jolegale serbe, me pretendimin tashmë të njohur ‘për krerje të krimeve të luftës'”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri ka thënë se fton Republikën e Maqedonisë dhe të githa shtetet fqinje që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Kosovës duke u bazuar në Listat e Serbisë, të cilat janë hartuar në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të kërkojë me insistim nga autoritet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për ti dhënë fund përpjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tutje në komunikatën e Kryemministrit.

Qeveria e Kosovës është informuar s Serbia para pak ditësh, duke shkelur cdo praktikë ndërkombëtare ka përditësuar listën e re ku sërish përfshin qytetarë dhe personalitete të Kosovës me c’rast i konsideron akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe më gjerë, përfundon komunikatën Kryeministri.