Bashkim Ramosaj, Kryetar i Deçanit. Foto: Atdhe Mulla

Flet Kryetari që u Zgjodh me t’Parën

Bashkim Ramosaj nuk është sot në ethe të pritjes së rezultateve të zgjedhjeve të balotazhit.

Si kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ai e kreu punën qysh në raundin e parë duke marrë mbi 64 përqind të votave (10,434 vota) dhe duke lënë shumë mbrapa rivalët tjerë në garë.

Ramosaj ka folur sot për KALLXO.com për përshtypjet e tij për

“Normal që ndihem edhe ma i lehtësuar edhe ma komod, por kur  i takon një subjekti politik që duhet me i përkrah edhe koleget e tjerë, në përgjithësi është mirë”, tha ai.

Ai thotë se mosshkuarja e Deçanit në balotazh i ka lehtësuar edhe aktivistët e partisë së tij.

“Ndihemi me fat edhe të lumtur që nuk i kemi lodhë aktivistët edhe ne balotazh se bajagi lodhje, stres dhe angazhim”, shtoi Ramosaj.