Flet Blerësi i Lokalit të ‘Bab Club’ (VIDEO)

Blerësi lokalit në të cilin është i vendosur “Bab Club” në Prishtinë, Xhevat Sadrijaj, tha në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se dy herë i është drejtuar policisë po pa pasur sukses për lirimin e lokalit.

“Unë kam qenë dy herë të Policia, dhe në momentin që e kanë marr vesh së ku është lokali nuk kanë reaguar fare”, theskoi Sadriaj i cili tha së edhe mbylljen e lokalit nga policia e ka menduar ndryshe.

“Dëmi është mbi 100 mijë euro ndërsa në fakt reagimi i policisë si kanë reaguar unë kam menduar se e mbyllin lokalin komplet. Ata vetëm e kanë tërhequr, e kanë shtyrë në një pjesë tjetër po faktikisht pjesërisht i kënaqur me këtë reagimin e policisë”, shtoi Sadriaj.

Në anën tjetër Rrustem Rukolli ka mohuar se është uzurpatori këtij lokali ndaj të cilit policia intervenoi javë më parë.

http://kallxo.com/rrustem-rukollli-nuk-jam-uzurpator/