Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Flet Babai i Vajzës që u Gjet Pasi u Deklarua e Zhdukur

Babai i D. Avdijajt, vajzës 18-vjeçare e cila që nga e premtja konsiderohej e zhdukur, ka folur për KALLXO.com.

Mujë Avdijaj tha se ende nuk është takuar me vajzën e tij.

“Jo, unë ende nuk kam mujtë të takohem me vajzën. Djali e ka takuar më herët. Më tha që është mirë“, tha për KALLXO.com Mujë Avdijaj.

Sipas tij, vajza aktualisht është në Stacionin Policor në Pejë.

“Thanë se duhet të kryhen disa procedura dhe kontrolle mjekësore”, shtoi ai.

Ndryshe, familja e D. Avdijajt kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe të qytetarëve për gjetjen e vajzës, e cila konsiderohej e zhdukur që nga e premtja rreth mesditës.

http://kallxo.com/gjendet-vajza-e-zhdukur-nga-peja/

KALLXO.com raportoi sot se D. Avdijaj është dërguar nga një taksist në Stacionin Policor në Prishtinë.