Foto: Filmi "Home"

Filmi Kosovaro-Britanik “Home” Fiton në BAFTA

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit dhe Arteve Televizive (BAFTA), filmi kosovaro-britanik “Home” u shpall më i miri në kategorinë e filmave të shkurtër.

Filmi, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë Daniel Mulloy, ku luajnë aktorët Jack O’Connell, Holliday Grainger, Arta Dobroshi e të tjerë, trajton temën e refugjatëve të luftës duke vendosur në qendër të tij një familje britanike që largohet nga siguria e këtij shteti për të shkuar drejt një vatreje të luftës.

“Home” u xhirua kryesisht në Kosovë, ndërsa mposhti në garën për filmin më të mirë të shkurtër britanik filmat “Consumed”, “Mouth of Hell”, “Standby” dhe “the Party”.

Në qershor të vitit të kaluar Gazeta Jeta në Kosovë zhvilloi një intervistë me regjisorin e “Home”, Daniel Mulloy, i cili shpjegoi pse gjatë 20 minutave të filmit një familje britanike udhëtoi drejt pasigurisë duke u bashkuar me refugjatët e luftës.

Filmi Kosovar për Krizën e Migrimit Debuton në Londër

Shpërblimi i filmit “Home” pason suksesin e filmit të shkurtër “Shok” që u nominua për Oscar në vitin 2016, por e humbi garën.

http://kallxo.com/ekipi-i-filmit-shok-kthehet-ne-kosove/