Filmi i BIRN për Masakrat në Pejë Shfaqet Sonte në Prishtinë

Dokumentari i BIRN “Të Paidentifikuarit”, i cili heton komandantët përgjegjës për disa nga krimet më brutale të luftës së Kosovës, do të shfaqet sonte në Prishtinë në zyrat e Iniciativës së të Rijnjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në orën 18:00.

Të Paidentifikuarit, që jep emrat e zyrtarëve serbë që urdhëruan sulme në fshatrat e Kosovës rreth qytetit të Pejës në 1999 dhe ata të përfshirë në operacionin e mbulimit për fshehjen e trupave të viktimave, do të prezantohet për herë të tretë para audiencës kosovare.

Herën e parë qe shfaqur premierë në Prishtinë në maj të vitit të kaluar, ndërsa në gusht ishte shfaqur për dy net rresht edhe në festivalin e filmit dokumentar “DokuFest” në Prizren.

Filmi është shfaqur edhe në shumë festivale tjera rajonale e botërore.

Adresa ku do të shfaqet filmi "Të Paidentifikuarit".
Adresa ku do të shfaqet filmi “Të Paidentifikuarit”.

Ky film është rezultat i një hulumtimi dy vjeçar të ekipit të hulumtuesve të BIRN që trajton pa aftësinë e drejtësisë në Serbi për të gjykuar personat e dyshuar për vrasjet e vitit 1999 në Lubeniq, Qyshk e Zahaq të Pejës, ku forcat serbe vranë më shumë se 118 civilë shqiptarë.

Regjisore e filmit është Marija Ristiq, gazetare e BIRN e cila ka përcjellë vazhdimisht procesin gjyqësor ndaj “Çakallëve” në Beograd, ish pjesëtarëve të forcave serbe të akuzuar për kryerjen e këtyre masakrave.

http://kallxo.com/luftetari-serb-pershkruan-shfarosjen-e-fshatareve-shqiptare-ne-kosove/

http://kallxo.com/filmi-per-vrasjet-e-shqiptareve-ne-peje-nuk-po-pranohet-te-shfaqet-ne-serbi/

http://kallxo.com/filmi-birn-per-masakrat-ne-peje-shfaqet-ne-beograd/