Filmi i BIRN për Masakrat e Pejës, Premierë në Paris

Filmi i BIRN “Të paidentifikuarit”, që emëron zyrtarët serbë që urdhëruan sulmet mbi fshatrat kosovare në qytetin e Pejës në 1999 dhe ata të përfshirë në operacionin e mbulimit të trupave të viktimave, u shfaq për herë të parë në Paris ditën e dielë në Cinéma Étoile Lilas.

Rada Sesiq, programuesja e Konkursit të Festivalit të Filmit dhe Dokumentarit në Sarajevë, tha se dokumentari fokusohet në një çështje shumë të rëndësishme e cila meriton diskutim më të gjerë.

“Është një shprehje e vërtetë temash të nxehta dhe nevoja e shoqërisë për të diskutuar disa tema të caktuara. Dëshiroj vërtet të përgëzoj regjisorët për gatishmërinë e tyre për të trajtuar këtë temë kaq delikate dhe për trimërinë e tyre për të ngritur zërin,” tha Sesiq pas shfaqjes së dokumentarit.

“Të Paidentifikuarit” i kthen shikuesit pas në vitin 1999, në fshatrat Lubeniq, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq pranë Pejës në Kosovë, ku luftëtarët serbë vranë më shumë se 118 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u dogjën ose u larguan dhe disa prej tyre u gjetën më vonë në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit në Serbi në vitin 2001.

Gjyqi i 11 luftëtarëve të akuzuar si të përfshirë në vrasje – 10 prej të cilëve akuzohen si të përfshirë direkt – është ende i hapur në Beograd, por policia dhe gjeneralët e ushtrisë që dhanë urdhrat nuk janë ndjekur kurrë penalisht në Serbi.

Film Debate Paris Facebook 620

Në shkurt 2014, nëntë prej tyre u dënuan me një total prej 106 vitesh burg, por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin në mars, duke e quajtur atë “të pakuptueshëm dhe kontradiktor” dhe e ktheu çështjen për rigjykim.

Pas shfaqjes në Paris të filmit, u mbajt edhe një diskutim me regjisorët e filmit, Marija Ristiq dhe Nemanja Babiq.

Ristiq, e cila e ndoqi gjyqin për tre vjet, tha se çështja ishte e rëndësishme sepse ishte një nga krimet më të mëdha që është ndjekur ndonjëherë penalisht në Serbi.

http://kallxo.com/filmi-i-birn-it-per-masakrat-ne-peje-shfaqet-ne-kongresin-amerikan/

Krimet e kryera në fshatrat përreth Pejës gjithashtu theksojnë metodat e përdorura nga forcat serbe gjatë luftës, shtoi ajo.

“Mënyra se si është kryer krimi tregon një taktikë të ngjashme të përdorur nga Ushtria Serbe në pothuajse të gjithë fshatrat e tjerë në Kosovë,” tha Ristiq.

Filmi “Të Paidentifikuarit” i BIRN-it, u Shfaq në Dokufest

Venera Çoçaj, nga Nisma Rinore e Kosovës për të Drejtat e Njeriut, tha se filmi ishte gjithashtu u rëndësishëm duke qenë se tregon viktimat civile, të cilët shpesh neglizhohen.

“Shteti gjithmonë dëshiron të përkujtojë heronjtë, jo të hapë vend për civilët,” tha Çoçaj në debat.

http://kallxo.com/filmi-per-vrasjet-e-shqiptareve-ne-peje-nuk-po-pranohet-te-shfaqet-ne-serbi/

Ky ishte festivali i parë Sarajevo Sur Seine. Ai u organizua nga anëtarë të Lëvizjes Antiraciste me Bazë Europiane, të cilët vendosën ta shfaqnin në Paris disa nga filmat më të mirë nga Ballkani të shfaqur në Festivalin e Filmit në Sarajevë vitin e kaluar, ku “Të Paidentifikuarit” pati edhe premierën e tij ndërkombëtare.

“Të Paidentifikuarit” do të shfaqet gjithashtu në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit, BELDOCS, në Beograd në maj.