Pamje nga takimi i 24 janarit ndërmjet Federica Mogherinit, Hashim Thaçit e Isa Mustafës. Foto: Maja Kocijancic/Twitter

Fillon Takimi mes Mogherinit dhe Thaçit e Mustafës

Në Bruksel ka filluar takimi mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Lajmin e ka bërë publik pak çaste më parë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, përmes një postimi në “Twitter”.

Takimi mes Mogherinit, Thaçit e Mustafës i paraprinë atij mes presidentëve dhe kryeministrave kosovarë e serbë.

Ky do të jetë takimi i dytë i nivelit kaq të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa u takuan me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikoliq, respektivisht, Aleksandar Vuçiq, më 24 janar.

http://kallxo.com/nis-takimi-nivelit-te-larte-ne-bruksel/