Fillon rrënimi i murit ilegal - Foto: KALLXO.com

Fillon Rrënimi i Murit në Veri

Në ora 11:45 dy ekskavatorë kanë filluar rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

11:45

Situatë e qetë po mbretëron për momentin në cepin verior të urës së Ibrit.

Për sot është paralajmëruar të rrënohet muri i ndërtuar në pjesën e Mitrovicës Veriore.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka njoftuar dje se muri do të fillojë të rrënohet rreth orës 12:00.

Në zonë ka forca policore, por numri i tyre nuk është i madh.

Ndërkohë, ka prani të madhe të mediave.

Muri, i ndërtuar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, do të rrënohet në pajtim me një marrëveshje të arritur në orët e para të ditës së djeshme ndërmjet autoriteteve qendrore të Kosovës dhe atyre lokale të Mitrovicës Veriore, “nën lehtësimin” e Zyrës së BE-së dhe ambasadës së SHBA-së.