Shkallët në Arbëri | Foto: Komuna e Prishtinës

Fillon Rregullimi i Shkallëve të Lagjes ‘Arbëria’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve në Lagjen Arbëria.

“Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të Lagjes Arbëria”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 metra gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyrorë me trashësi prej 10 centimetrash.

Komuna ka njoftuar se do të rregullohet edhe kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim.

“Do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”, njofton komuna.

Projekti për rregullimin e shkallëve pritet që të përfundojë brenda 120 ditëve.