Ndeshja Realit - Liverpool

Fillon ndeshja në mes Real Madridit dhe Liverpoolit

Real Madrid është duke luajtur kundër Liverpool në stadiumin olimpik të Kievit ne Ukrainë në finalen e Champions League.

Real Madrid ka arritur në finale pasi ka mundur në gjysmëfinale Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 4 me 3.

Kurse Liverpool është kualifikuar në finale pasi ka mposhtur ekipin e Romës me rezultat të përgjithshëm 7 me 6.

Real Madrid ka fituar dy herë me radhë kupën e Champions League, në sezonin 2015 – 2016 dhe 2016 – 2017. Nëse arrinë ta fitoj për herë të tretë me radhë, Real Madrid bëhet ekipi i parë që e bën këtë.

Finalen e Champions League këtë vit e ka hapur këngëtarja kosovare nga Britania e Madhe, Dua Lipa.

Ekipi i Real Madrid ka fituar më së shumti tituj në Champions League, gjithsej 13. Kurse Liverpool  ka arritur ta fitoj 5 herë titullin më te lakmuar në Evropë.