Foto: Aksident i Rëndë në Llabjan

Kallxo.com ka siguruar fotografi të aksidenit të djeshëm në fshatin Llabjan të Novobërdes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, në magjistralen Prishtinë- Gjilan, në fshatin Llabjan, ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Një lexues i KALLXO.com ka dërguar dy fotografi nga ky aksident ku shihet kamioneta dhe vetura e aksidentuar si dhe policia në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.