Festa e PDK-së në Drenas

Simpatizuesit e PDK-së kanë filluar të festojnë në Drenas.

Duke shpresuar se kandidati i tyre, Ramiz Lladrovci, I ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, simpatizuesit e kësaj partie po festojnë me fishekzjarre.

Sipas rezultateve ende të pjesshme të KQZ-së, kandidati i PDK-së është duke prirë me vota përballë kundërkandidatit të tij nga radhët e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.