Ferrat Mbulojnë Varrezat e Deçanit

Për shkak të mospërkujdesjes së mjaftueshme të institucioneve komunale, gjysma e hapësirës së varrezave të reja të Deçanit është mbuluar nga ferrat.

Kjo situatë ka shtyrë banorët sikur Beqë Hadërgjonaj që me vetiniciativë të pastrojnë parcelën ku janë të varrosur më të dashurit e tyre.

NDËRLIDHUR

“Qëllimi jem që është dhe vazhdon të jetë është se ketë vend do ta rrafshojë edhe do ta mbjelli bari. Po që të inkorporohet me planin rregullativë të varrezave kam kërkuar prej komunës që t’i ndajë rrugët ka parashihet të jetë rrugë, e ka parashihet për varreza që mos të ndërhyhet. Nëse komuna këtë nuk e bon do detyrohem që krejt ketë hapësirë ta mbjelli bari”, thotë Hadërgjonaj.

Për hapësirën që e ka pastruar Hadërgjonaj thotë se institucionet komunale nuk janë përkujdesur fare që nga viti 2012.

Ndërsa, Adem Lushaj nga shoqëria civile në Deçan thotë për KALLXO.com se para disa vitesh Komuna kishte shpenzuar rreth 40 mijë euro për rrethojat e varrezave e prej atëherë nuk ka ndërmarrë dhe kjo sipas tij është arsyeja pse nuk ka shumë persona të varrosur në ketë hapësirë.

“Po shihet edhe gjendja e kësi soji edhe normal së familjet nuk dëshirojnë t’i binë të afërmit e tyre në këto varreza kur e shohin këtë gjendje,” thotë ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Deçanit, Izet Zenuni, tha se Drejtoria e tij ka një draft-rregullore për mirëmbajtjen e varrezave, e cila shpejt do të dalë në Asamblenë Komunale dhe pritet të zgjidhë të gjitha problemet.

“Drejtoria e Shërbimeve publike e ka një draft rregullore që do ta qetë në asamble për miratim, do të thotë për mirëmbajtjen e varrezave të qytetit ku do bëhet një plan i detajuar edhe për mirëmbajtje edhe për varrime edhe për të gjitha ato që parasheh rregullorja,” tha Zenuni për KALLXO.com.

Po ashtu, drejtori Zenuni tregoi se Asambleja e Deçanit së fundit ka nxjerrë një vendim që shpenzimet e varrimit do të mbulohen nga Komuna.

Ai tha se arsye për numrin e vogël të të varrosurve të qytetit është për shkak së shumica qytetarëve preferojnë që të afërmit e tyre t’i varrosin në fshatra prej nga vinë.

07 Mars 2017 - 21:58

Shkodran Nikçi 07/03/2017 - 21:58
NDËRVEPRIMI0

Ferrat Mbulojnë Varrezat e Deçanit

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI

Send this to a friend