Ferid Agani | Foto: Facebook

Ferid Agani: Jam i Pafajshëm

Ish ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, nuk sheh asnjë pikë përgjegjësie të tij në rastin ‘Stenta’.

Në gjykimin i cili ka nisur para pak çastesh, Agani ka deklaruar se ndihet i pafajshëm në të gjitha akuzat të cilat prokuroria ia vë në barrë. Ngjashëm me të është deklaruar edhe ish sekretari i MSh-së Gani Shabani.

Që të dy janë pjesë e aktakuzës për rastin Stenda ku janë të akuzuar mbi 50 persona. Procedura ndaj Aganit dhe Shabanit është veçuar me qëllim që gjykata të optimalizojë procedurën.

Aktakuza e ngritur nga prokuroria speciale pretendon për një rrjet abuziv të mjekëve.

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Shkrimet e KALLXO.com për këtë gjykim mund t’i lexoni në këtë link.