Ferid Agani në Rastin "Stenta"

Ferid Agani Deklarohet i Pafajshëm

Ferid Agani, njëri nga të akuzuarit në Rastin “Stenta” është deklaruar i pafajshëm.

Në gjykimin e 64 punonjësve shëndetësorë në Rastin “Stenta”, ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani u deklarua i pafajshëm.

NDËRLIDHUR

“Në asnjë mënyrë nuk ndjehem fajtor”, tha Agani në gjykatë.

Ferid Agani akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit në periudhën  2011-2015.

Edhe të akuzuarit tjerë në Rastin “Stenta” janë duke u deklaruar se si ndihen në lidhje me akuzat me të cilat ngarkohen.

Ferid Agani që është edhe kryetar i Partisë së Drejtësisë në zgjedhjet e 11 qershorit ka hyrë në koalicion me PDK-AAK e Nismën dhe disa subjekte tjera më të vogla.

Koalicioni ishte nënshkruar më 16 maj.

Koalicioni i PDK-së me Partinë e Njeriut me Aktakuzë për Aferën ‘Stentat’

19 Maj 2017 - 10:36

Labinot Leposhtica 19/05/2017 - 10:36
NDËRVEPRIMI0