Gjykata në Ferizaj

Fëmijëve u kërkohet “Haraç” në Ferizaj

Policia e Ferizajt ka pranuar një ankesë nga një qytetare e cila pretendon se vajza e saj është detyruar t’u paguajë para dy meshkujve.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së enjtes në rrugën “Gjon Serreçi”. Në njoftimin e saj policia tregon se viktima ka dhënë informacione se edhe fëmijë të tjerë janë viktima të pagesës së parave për këta dy persona.

Policia njofton se është duke u marrë me hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.