Policia e Kosovës në aktivitetet për nderë të Pavarësisë së Kosovës- Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Fëmijët e Veshur si Policë, Parakaluan në Sheshin 'Skënderbeu'

Për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës u mundësoi sot nxënësve të shkollës “Qamil Batalli” në kryeqytet që të vishen si policë dhe të parakalojnë në sheshin “Skënderbeu”.

Me anë të një aktiviteti për nderë të 17 Shkurtit, nxënësit e shkollës “Qamil Batalli”, u njoftuan me pajisjet e Policisë së Kosovës për të cilat më pas patën edhe fjalë admiruese.

Një nxënëse tha se aktiviteti i ka pëlqyer shumë.

“Deri më tash kemi pa kerret edhe na kanë pëlqyer shumë, na kanë vendos këto kravatat dhe na kanë veshur si polic. MË vonë do të shëtisim me motorët e Policisë dhe me makinat e tyre”, tha ajo.

Një nxënëse tjetër tha se fëmijët po vetëdijesohen dhe çdo ditë duhet provuar vetën në profesione të ndryshme.

Mentor Cakolli nga Policia e Kosovës, tha se shpreson që viti i ardhshëm ta gjejë policinë me një situatë më të mirë sa i takon aspektit të sigurisë.

“Ky aktivitet është organizuar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  dhe njëkohësisht, ne këtë aktivitet jemi mundu që ta bëjmë sa më miqësore ashtu siç jemi miqësor dhe policia më e besueshmja në rajon dhe më gjerë. Shpresoj që viti i ardhshëm neve do të na gjej në një situatë edhe më të mirë në aspektin e sigurisë”, tha Cakolli.