Raporto Korrupsionin! KALLXO.com http://kallxo.com Shiko hulumtimet e fundit nga Jeta në Kosovë dhe Drejtesia në Kosovë Wed, 17 Jan 2018 14:45:54 +0000 en hourly 1 https://wordpress.org/?v=4.9.1 http://kallxo.com/wp-content/uploads/2016/03/logo-small.png Raporto Korrupsionin! KALLXO.com http://kallxo.com 32 32 “Shtegu i Shpresës” do të Nisë me 3 Mars në Prekaz http://kallxo.com/shtegu-shpreses-te-nise-3-mars-ne-prekaz/ http://kallxo.com/shtegu-shpreses-te-nise-3-mars-ne-prekaz/#respond Wed, 17 Jan 2018 14:45:37 +0000 http://kallxo.com/?p=2315160 Shpend Ahmeti takon organizatorët e vrapimit “Shtegu i Shpresës” ​ Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi sot përfaqësuesit e Kosova Trail Running Assosiation, me në krye alpinisten e mirënjohur Arineta Mula, të cilët i përgëzoi për punën e palodhshme që po bëjnë në promovimin e vrapimit malor, përkrahjen e klubeve të ndryshme në […]

The post “Shtegu i Shpresës” do të Nisë me 3 Mars në Prekaz appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Shpend Ahmeti takon organizatorët e vrapimit “Shtegu i Shpresës” ​

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, takoi sot përfaqësuesit e Kosova Trail Running Assosiation, me në krye alpinisten e mirënjohur Arineta Mula, të cilët i përgëzoi për punën e palodhshme që po bëjnë në promovimin e vrapimit malor, përkrahjen e klubeve të ndryshme në këtë drejtim, si dhe organizimin e shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundmi, Arineta bashkë me kolegët e saj janë duke e organizuar edhe vrapimin “Shtegu i Shpresës” (Trail of Hope).

Ky vrapim do të nisë me 3 mars në Prekaz, dhe do të përfundojë më 4 mars në Koshare, në shënim të 20 vjetorit të fillimit të luftës çlirimtare në Kosovë.

Përfaqësuesit e kësaj organizate falënderuan kryetarin Ahmeti për mbështetjen, përderisa ky i fundit i uroi për suksese të mëtutjeshme në angazhimin e tyre./ 21 Media

 

The post “Shtegu i Shpresës” do të Nisë me 3 Mars në Prekaz appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/shtegu-shpreses-te-nise-3-mars-ne-prekaz/feed/ 0
Thaçi: Skënderbeu, Mbrojtës i Civilizimit Europian http://kallxo.com/thaci-skenderbeu-mbrojtes-i-civilizimit-europian/ http://kallxo.com/thaci-skenderbeu-mbrojtes-i-civilizimit-europian/#respond Wed, 17 Jan 2018 14:38:16 +0000 http://kallxo.com/?p=2315152 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli lidhur me aktivitetet që do të mbahen për nder të vitit të Gjergj Kastriotit ‘Skënderbeu’. Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Presidenti kujtoi veprat e tij të cilat i vlerësoi me impakt mbi Evropën. “Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit të Arbrit i bëri qëndresë […]

The post Thaçi: Skënderbeu, Mbrojtës i Civilizimit Europian appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli lidhur me aktivitetet që do të mbahen për nder të vitit të Gjergj Kastriotit ‘Skënderbeu’.

Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Presidenti kujtoi veprat e tij të cilat i vlerësoi me impakt mbi Evropën.

“Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit të Arbrit i bëri qëndresë pushtimit të Perandorisë më të madhe të kohës, asaj Otomane .Gjergj Kastrioti u quajt me të drejtë atlet i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor”, shkroi Thaçi.

Ai gjithashtu në Facebook tregoi lidhur me mënyrën e portretizimit të figurës së ‘Skënderbeut’, në aktivitetet shtetërore për këtë vit.

“Përgjatë vitit 2018, me aktivitete kulturore, shkencore dhe akademike do të kujtohet dhe do të ndriçohet në shumë dimensione figura e kryeheroit tonë kombëtar, kudo në trojet shqiptare”, përfundoi ai.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me aktivitetet shtetërore për shënimin e ‘Vitit të Skënderbeut’.

The post Thaçi: Skënderbeu, Mbrojtës i Civilizimit Europian appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/thaci-skenderbeu-mbrojtes-i-civilizimit-europian/feed/ 0
Polici Thotë se e Pa në Aeroport Izraelitin e Dyshuar për Trafikim Organesh http://kallxo.com/polici-thote-se-e-pa-ne-aeroport-izraelitin-e-dyshuar-per-trafikim-organesh/ http://kallxo.com/polici-thote-se-e-pa-ne-aeroport-izraelitin-e-dyshuar-per-trafikim-organesh/#respond Wed, 17 Jan 2018 14:26:29 +0000 http://kallxo.com/?p=2315140 Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, si dhe rreshteri i Policisë, Xhavit Plakolli, u dëgjuan sot në cilësinë e dëshmitareve në gjykimin për transplantimet e organeve që pretendohet se u bënë në klinikën “Medicus”. Gjatë kësaj seance ka qenë e planifikuar që të dëgjohej edhe dëshmitari tjetër Nexhmi Qyqalla por për të njëjtin u vendos […]

The post Polici Thotë se e Pa në Aeroport Izraelitin e Dyshuar për Trafikim Organesh appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, si dhe rreshteri i Policisë, Xhavit Plakolli, u dëgjuan sot në cilësinë e dëshmitareve në gjykimin për transplantimet e organeve që pretendohet se u bënë në klinikën “Medicus”.

Gjatë kësaj seance ka qenë e planifikuar që të dëgjohej edhe dëshmitari tjetër Nexhmi Qyqalla por për të njëjtin u vendos që dëshmia e tij e dhënë më 20 dhjetor 2011 të konsiderohet si e lexuar.

Për mjekoligjorin Arsim Gërxhaliu, i cili ishte i ftuar që të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e ekspertit të mjekësisë ligjore, prokurorja e çështjes Valeria Bolici deshi të dijë vetëm nëse ai qëndronte pranë deklaratës së tij të dhënë më 25 tetor 2011. Gërxhaliu tha se qëndron prapa asaj deklarate.

Kurse mbrojtësi i Sokol Hajdinit, avokati Ramë Gashi nga dëshmitari kërkoi të dinte përafërsisht numrin e rasteve në të cilat ai kishte marrë pjesë në cilësinë e ekspertit mjeko-ligjor.

Me këtë rast Arsim Gërxhaliu tha se është udhëheqës i Institutit të Mjekësisë Ligjore për më shumë se dhjetë vjet dhe se ka marrë pjesë në mijëra ekspertiza ligjore që kanë pasur të bëjnë për lëndime të lehta trupore.

“Për lëndime trupore jemi të thirrur shumë shpesh dhe me mijëra lëndë të dhëna  bazuar në raportin mjekësor”, tha Gërxhaliu.

Më pas avokati Gashi kërkoi të dinte nga dëshmitari nëse ai në bazë të njohurive të tij mund të sqarojë nëse gjatë ndërhyrjeve kirurgjike një anesteziolog e bën hapjen e plagës.

Por me reagimin e prokurores si dhe më pas me aprovimin e kësaj kërkese nga ana e trupit gjykues nuk u lejua kjo pyetje me arsyetimin se dëshmitari ishte ftuar të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e ekspertit.

Më pas u dëgjua edhe dëshmitari Xhavit Plakolli, i cili tha se për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar ka mundësi që shumë gjëra të mos i kujtohen andaj deklaroi se qëndron pranë deklaratës së tij të dhënë më herët.

Xhavit Plakolli, i cili tha se në atë kohë ka punuar në Departamentin Kundër Trafikimit me qenie njerëzore në njësinë e viktimave tha se në lidhje me punën e tij i ka raportuar rreshteres Samire Xhemajlit.

Tutje ai deklaroi se më 4 nëntor 2008 përderisa kishte qenë së bashku me rreshteren Samire Xhemajlin, kishin marrë disa informacione se një person i cili është operuar planifikon të transferohet jashtë vendit dhe se duhej të shkonin në Aeroport.

Plakolli më pas tregoi se ai së bashku me kolegen e tij kishin shkuar në Aeroport dhe se aty kishin arritur të shihnin dy persona, njëri rreth moshës 40-50 vjeçare si dhe tjetri rreth 20 vjeç.

Për personin me të moshuar tha se ai në Aeroport ishte drejtuar drejt agjencionit dhe i kishte kryer procedurat rreth biletës dhe më pas personi rreth moshës 20 vjeçare kishte hyrë në pikën e kontrollit, ndërsa për personin me të moshuar tha se është kthyer prapa.

“Personi i vjetër ka shkuar në agjencion dhe e ka rregulluar çështjen e biletës së kthimit, nuk ka marrë shumë kohë dhe personi i ri ka hyrë në Aeroport në pikën e kontrollit ndërsa ky personi që ka qenë më i moshuar është kthyer prapa dhe kolegët kanë vazhduar brenda dhe janë marrë me këtë personin e ri. Unë kam qëndruar jashtë për të parë se nga po shkon ky personi i moshuar”, tha dëshmitari.

Më pas dëshmitarit iu paraqiten disa fotografi nga prokurorja dhe ai u pyet nëse mund t’i identifikonte personat që i shihte në ato foto.

Në lidhje me fotot dëshmitari tha se nuk i kujtohet t’i kishte bërë ai por arriti t’i identifikonte dy persona.

Ai në këto foto arriti të identifikonte Moshe Harelin, për të cilin tha se ai ka qenë personi të cilin e ka pasur nën vëzhgim dhe i cili i ka rregulluar procedurat e biletës për atë personin rreth moshës njëzetvjeçare, dhe më pas arriti të identifikonte edhe personin me emrin Michael Shafran, për të cilin tha se më vonë e ka kuptuar që kishte qenë djali i personit që ishte operuar.

Në lidhje me këta dy persona tha se i kujtohet se më pas ata janë larguar së bashku nga Aeroporti me një veturë të tipit “Golf 3” dhe se me ata kishte qenë edhe një person tjetër, i cili kishte vozitur por të cilin nuk kishte arritur ta shihte se kush kishte qenë.

“Nga aty ku kam qenë i ulur e kam parë që këta të dy kanë dalë dhe kanë hypë në një veturë sa më kujtohet ka qenë “Golf 3”, ngjyrë e mbyllët nga e zeza në të teget edhe një person tjetër ka qenë në veturë por kush ka qenë ai nuk e di”, deklaroi dëshmitari.

Në lidhje me personin i cili ishte operuar dëshmitari deklaroi se nuk i kujtohet emri i tij por tha se mendon që ka qenë i nacionalitetit turk.

Ditë më parë, Moshe Harel, shtetas izraelit, ishte arrestuar në Qipro nën dyshimin se është i përfshirë në trafikim organesh.

Qipro Arreston të Dyshuarin për Trafikim Organesh në Kosovë

Një javë më vonë, institucionet e drejtësisë të Kosovës kërkuan ekstradimin e tij.

Kosova Kërkon Ekstradimin e Izraelitit të Dyshuar në Aferën ‘Medicus’

Lutfi Dervishi, që ishte pronar i klinikës “Medicus”, në të cilën nga prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Historia e Përpjekjeve për ta Gjykuar në Kosovë Moshe Harel-in

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

 

The post Polici Thotë se e Pa në Aeroport Izraelitin e Dyshuar për Trafikim Organesh appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/polici-thote-se-e-pa-ne-aeroport-izraelitin-e-dyshuar-per-trafikim-organesh/feed/ 0
Busti i Skënderbeut Zbulohet në Gjilan http://kallxo.com/busti-skenderbeut-zbulohet-ne-gjilan/ http://kallxo.com/busti-skenderbeut-zbulohet-ne-gjilan/#respond Wed, 17 Jan 2018 14:26:19 +0000 http://kallxo.com/?p=2315143 Në 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Komuna e Gjilanit ka bërë zbulimin e bustit të tij.

The post Busti i Skënderbeut Zbulohet në Gjilan appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Që nga sot, busti i Skënderbeut do të qëndrojë në sheshin kryesor të Gjilanit.

Në ceremoninë e përurimit të këtij busti kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se heroi më i madh kombëtar mbetet Skënderbeu.

“Ky bust, ky vend do të rrezatojë mbi gjeneratat e reja, mbi njerëzit e qytetit tonë, vizitorët në qytetin tonë dhe gjithë ata që për Skënderbeun jo vetëm që ndjehen krenar, por heroi ynë më i madh kombëtar mbetet figura e Skënderbeut”, tha ai.

Haziri përmendi edhe të rënët tjerë dhe 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968.

“Tetori i vitit 68 shënon edhe 50 vjet dhe në kuadër të krejt manifestimit të Flakës së Janarit natyrisht që jemi krenarë dhe ndjehemi krenar dhe do të vazhdojmë me i respektua, me i nderua dhe me u gjunjëzua para veprave të tyre”, tha Haziri.

Zbulimi i bustit të Skënderbeut u bë në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut/21Media.

The post Busti i Skënderbeut Zbulohet në Gjilan appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/busti-skenderbeut-zbulohet-ne-gjilan/feed/ 0
Pritje të Gjata të Pacientëve në Korridoret e Ftohta http://kallxo.com/pritje-te-gjata-te-pacienteve-ne-korridoret-e-ftohta/ http://kallxo.com/pritje-te-gjata-te-pacienteve-ne-korridoret-e-ftohta/#respond Wed, 17 Jan 2018 13:51:57 +0000 http://kallxo.com/?p=2315130 Me qindra pacientë gjatë ditës presin për vizita ambulantore specialistike, të cilat kryhen brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Por, hapësirat ku qindra pacientë në ditë marrin këto shërbime, janë të improvizuara në bodrumin e njërës prej klinikave të Qendrës. Në këto hapësira, sipas mjekëve, bën ftohtë, e madje ato shpeshherë kaplohen nga kanalizimi. Blerim […]

The post Pritje të Gjata të Pacientëve në Korridoret e Ftohta appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Me qindra pacientë gjatë ditës presin për vizita ambulantore specialistike, të cilat kryhen brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Por, hapësirat ku qindra pacientë në ditë marrin këto shërbime, janë të improvizuara në bodrumin e njërës prej klinikave të Qendrës. Në këto hapësira, sipas mjekëve, bën ftohtë, e madje ato shpeshherë kaplohen nga kanalizimi.

Blerim Morina, 34 vjeç, thotë se tash e dy orë është duke pritur në radhë për të kryer një kontroll mjekësore për neurologji. Ai thotë se pritjet janë mjaft të gjata, por nuk ka zgjidhje tjetër.

“Jemi duke pritur qe dy orë për një kontroll specialistike kirurgjike. Nuk kemi zgjidhje tjetër, po që se duhet të pres edhe pesë ore”, thotë ai.

Ndërkaq, Kaltrina Gashi, ka ardhur nga qyteti i Podujevës për të zënë radhët për vizitë mjekësore.

“Unë jam duke pritur qe gjysmë ore. Nuk e di kur më vjen radha. Kam ardhur vonë, jo shumë herët në mëngjes, pasi që vi nga një qytet tjetër dhe tashmë shumica e njerëzve i paskan kryer vizitat”, thotë ajo.

Shqiptar Demaçi, kirurg torakal, tha për Radion Evropa e Lirë se kushtet në këto hapësira janë shumë të vështira. Ai ka potencuar faktin se çdo ditë, mbi 40 pacientë vijnë aty për vizita nga fusha e tij mjekësore, kurse janë me qindra, sipas tij, që presin për kontrolle nga fushat tjera të mjekësisë.

“Ato janë hapësira të improvizuara dhe kushtet janë të mjerueshme. Shpesh përmbytet edhe nga kanalizimi ajo pjesë dhe është ftohtë për pacientët”.

“Është mirë që sa më shpejtë të iket nga aty, pasi që nuk janë kushte normale për pacientët. Ka disa vjet që këto shërbime pacientët i marrin në atë pjesë”, tha Demaçi.

Tollovi në QKUK. Foto: RFE

Në anën tjetër, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare, Shpend Fazliu thotë se këto hapësira të improvizuara, mund të zëvendësohen me ambiente tjera, ku kushtet pritet të jenë diç më të mira për pacientët.

“Këtë vit pritet të lëshohet në punë objekti për shërbimet e ambulancave specialistike. Do të pajiset me inventar të nevojshëm dhe besoj se shumë shpejtë do të rregullohet kjo çështje. Besoj se hapësirat e reja do të jenë më të përshtatshme edhe për mjekët e që kryejnë një punë të madhe”, tha Fazliu.

Ndryshe, këto hapësira shfrytëzohen për shërbime ambulantore nga fusha e kirurgjisë plastike, kirurgjisë torakale, urologjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare, ortopedisë si dhe disa shërbime tjera.

The post Pritje të Gjata të Pacientëve në Korridoret e Ftohta appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/pritje-te-gjata-te-pacienteve-ne-korridoret-e-ftohta/feed/ 0
Kërcënimet për Vrasje Ndaj Oliver Ivanoviqit u Injoruan http://kallxo.com/kercenimet-per-vrasje-ndaj-oliver-ivanoviqit-u-injoruan/ http://kallxo.com/kercenimet-per-vrasje-ndaj-oliver-ivanoviqit-u-injoruan/#respond Wed, 17 Jan 2018 13:15:39 +0000 http://kallxo.com/?p=2315056 Oliver Ivanoviq, i vrarë të martën në Mitrovicën e Veriut, kishte raportuar një numër të kërcënimeve dhe kishte kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet e Serbisë edhe nga ato të Kosovës, por ishte injoruar. Ai dhe familja e tij kishin marrë disa herë kërcënime për jetë, por kërkesat e tij për ndihmë përfunduan pa rezultate. “Ata […]

The post Kërcënimet për Vrasje Ndaj Oliver Ivanoviqit u Injoruan appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Oliver Ivanoviq, i vrarë të martën në Mitrovicën e Veriut, kishte raportuar një numër të kërcënimeve dhe kishte kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet e Serbisë edhe nga ato të Kosovës, por ishte injoruar.

Ai dhe familja e tij kishin marrë disa herë kërcënime për jetë, por kërkesat e tij për ndihmë përfunduan pa rezultate.

“Ata bënë gjithçka që kanë mundur të bëjnë ndaj meje, përveç të më vrasin- por edhe kjo nuk përjashtohet”, tha Ivanoviq për televizionin rajonal N1 në nëntor të vitit të kaluar.

Vetura e Ivanoviqit ishte djegur më 28 qershor, disa muaj para zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai drejtonte Iniciativën Qytetare të quajtur “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP) dhe veproi si kundërshtare e partisë kryesore të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, e cila tani është pjesë e qeverisë së Kosovës.

Ivanoviq tha për N1 se qëllimi i kërcënimeve është frikësimi i kundërshtarëve përreth tij.

Sipas një raporti nga një konferencë për shtyp e Ivanoviqit, e mbajtur pas incidentit të vitit të kaluar, ai tha se është një gjë e tij që dikujt nuk i pëlqen. “Politika ime”, theksoi ai.

Pas incidentit ai i tha RTK-së që e ka informuar lidershipin e Serbisë, të Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, EULEX-in, prokurorët dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it për kërcënimet dhe presionet ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë që vetura e Ivanoviqit ishte djegur.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2005, kur një bombë ishte vendosur nën veturën e tij, e cila ishte parkuar para ndërtesës ku jetonte.

“Nuk pres asgjë nga policia, sepse deri tani asgjë nuk është bërë në situata të ngjashme. Ose është një çështje e mungesës së kompetencës, që e dyshoj, ose një mungesë e kurajës për të hyrë në konflikt me kriminelët dhe për t’i zgjidhur rastet e tilla”, ai i tha Beta News në korrik.

Në shtator të vitit 2013 para zgjedhjeve të atëhershme lokale, një person i panjohur hyri në apartamentin e Ivanoviqit dhe e sulmoi gruan e tij, sipas raportimit të mediave serbe.

Ivanoviqi atëherë ishte kandidat për Kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Në të njëjtin vit, dikush ndezi një zjarr në selinë e partisë së tij. Edhe këtë herë Ivanoviqi i tregoi mediave se ishte i sigurtë se motivi ishte politika e tij.

Zëdhënësja e partisë së Ivanoviqit, Ksenija Bozhoviq, i tha BIRN-it :” Askush nuk mund të thotë se nuk e kanë ditur”.

“Ç’farë tjetër do duhej t’i ndodhte në mënyrë që dikush të reagojë?”, pyeti ajo.

Bozhoviq shtoi se kryesit nuk u gjetën në asnjërin prej rasteve.

“Ai ishte i frikësuar për jetën e tij, për sigurinë e familjes së tij dhe i informoi të gjithë për këtë- Serbinë, Kosovën, komunitetin ndërkombëtar.

“Të gjithë e dinin”, tha ajo.

Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk u përgjigjën në pyetjet e BIRN-it për kërcënimet që Ivanoviqi kishte raportuar më herët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha të martën se shërbimet e sigurisë së Serbisë, nuk kishin asnjë dijeni për ekzistencën e kërcënimeve direkte ndaj Ivanoviqit.

Ivanoviqi u qëllua për vdekje në mëngjesin e hershëm të së martës para zyrës së tij dhe vdiq pak më vonë në spital.

Vrasja e tij u dënua gjerësisht nga BE dhe zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë.

The post Kërcënimet për Vrasje Ndaj Oliver Ivanoviqit u Injoruan appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/kercenimet-per-vrasje-ndaj-oliver-ivanoviqit-u-injoruan/feed/ 0
Imeri: ATK-ja për 18 Vjet Mblodhi 5,2 Miliardë Euro http://kallxo.com/imeri-atk-ja-per-18-vjet-mblodhi-52-miliarde-euro/ http://kallxo.com/imeri-atk-ja-per-18-vjet-mblodhi-52-miliarde-euro/#respond Wed, 17 Jan 2018 12:47:04 +0000 http://kallxo.com/?p=2315117 Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës përmendi shumë suksese në 18 vjetorin e themelimit.

The post Imeri: ATK-ja për 18 Vjet Mblodhi 5,2 Miliardë Euro appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Në tetëmbëdhjetëvjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, drejtori i saj Sakip Imeri u mburr me sukseset e arritura të institucionit që drejton.

Ai tregoi sa para ka mbledhur ATK-ja gjatë ekzistimit të saj nga tatimet dhe kontributet.

“Për 18 vjet janë mbledhur 5,2 miliardë euro, nga të cilat 3,8 miliardë janë tatime dhe 1,4 miliard janë kontribute pensionale”, tha Imeri.

Ai foli edhe për historinë e Administratës Tatimore të Kosovës.

“ATK është themeluar më 17 janar 2000.Ka filluar punën Me 30 punëtorë tani ka rreth 700 punëtorë. Administrata ka përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me doganën, policinë, prokurorinë dhe ministritë e tjera”, tha Imeri.

I pranishëm në 18 vjetorin e ATK-së ishte edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se paratë e mbledhura nga ATK-ja përdorebn në shumë fusha të jetës.

“Ne mbledhim nga tatimpaguesit për qëllime madhore. Ne mbulojmë të gjitha ato aspekte të jetës të cilat pikërisht janë me rëndësi për taksapaguesit. Nëse është sipërmarrës i zoti ne jemi përgjegjës për të krijuar të gjitha parametrat në mënyrë që të ketë një zhvillim të suksesshëm”, tha Haradinaj.

Ndërsa Sakip Imeri përmendi edhe nderimin me mirënjohje të 15 tatimpaguesve më të mirë për të cilët tha se buxhetit të Kosovës i sollën 59,9 milionë euro tatime dhe kontribute pensionale.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se në shënimin e përvjetorit të ATK kemi arsye që të jemi krenarë.

“Nga perspektiva e së ardhmes, na pret një punë shumë më e madhe, orientimet tona strategjike, transformimi i ATK-së në një administratë moderne të orientuar nga biznesi, luftimi i ekonomisë joformale”, tha Hamza.

Ministri konstatoi se Administrata Tatimore duhet të jetë e përgatitur për të arritur këto objektiva për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Dje KALLXO.com shkroi se Administrata Tatimore planifikon publikimin e listës së borxhlinjve.

The post Imeri: ATK-ja për 18 Vjet Mblodhi 5,2 Miliardë Euro appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/imeri-atk-ja-per-18-vjet-mblodhi-52-miliarde-euro/feed/ 0
Vuçiqit i Lejohet Vizita në Kosovë http://kallxo.com/vuciqit-lejohet-vizita-ne-kosove/ http://kallxo.com/vuciqit-lejohet-vizita-ne-kosove/#respond Wed, 17 Jan 2018 12:35:56 +0000 http://kallxo.com/?p=2315072 Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është dhënë leje që ta vizitojë Kosovën më 20 dhe 21 janar. Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka miratuar kërkesën e Vuçiqit që ai të qëndrojë në veri të Kosovës dhe në Graçanicë të shtunën dhe të dielën. “Sipas kërkesës që është parashtruar nga Presidenti i […]

The post Vuçiqit i Lejohet Vizita në Kosovë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është dhënë leje që ta vizitojë Kosovën më 20 dhe 21 janar.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka miratuar kërkesën e Vuçiqit që ai të qëndrojë në veri të Kosovës dhe në Graçanicë të shtunën dhe të dielën.

“Sipas kërkesës që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, tha për KALLXO.com, Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit i Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Kërkesa e Vuçiqit për ta vizituar Kosovën erdhi dje, në ditën kur persona të panjohur vranë në Mitrovicën e veriut liderin politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

The post Vuçiqit i Lejohet Vizita në Kosovë appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/vuciqit-lejohet-vizita-ne-kosove/feed/ 0
Thaçi Kërkon nga Kryeministri Bullgar Mbështetje për Integrim në BE http://kallxo.com/thaci-kerkon-nga-kryeministri-bullgar-mbeshtetje-per-integrim-ne/ http://kallxo.com/thaci-kerkon-nga-kryeministri-bullgar-mbeshtetje-per-integrim-ne/#respond Wed, 17 Jan 2018 12:35:41 +0000 http://kallxo.com/?p=2315105 Presidenti i Kosovës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit. Sipas njoftimit të tij në Facebook, Presidenti Thaçi tha se i ka bërë të ditur Kryeministrit Borissov përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver […]

The post Thaçi Kërkon nga Kryeministri Bullgar Mbështetje për Integrim në BE appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Presidenti i Kosovës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit.

Sipas njoftimit të tij në Facebook, Presidenti Thaçi tha se i ka bërë të ditur Kryeministrit Borissov përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq nga ai kërkoi ndihmë për integrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka alternativë dhe është parakusht për paqe e stabilitet në rajonin tonë.Po ashtu, nga shteti bullgar kërkova mbështetje edhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi.

The post Thaçi Kërkon nga Kryeministri Bullgar Mbështetje për Integrim në BE appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/thaci-kerkon-nga-kryeministri-bullgar-mbeshtetje-per-integrim-ne/feed/ 0
Shkarkimi i Këshillit Drejtues të UP-së, i Papritur për Rektorin http://kallxo.com/shkarkimi-keshillit-drejtues-te-se-papritur-per-rektorin/ http://kallxo.com/shkarkimi-keshillit-drejtues-te-se-papritur-per-rektorin/#respond Wed, 17 Jan 2018 12:25:09 +0000 http://kallxo.com/?p=2315086 Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, e ka vlerësuar të papritur vendimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së. “Emërimi apo shkarkimi i anëtarëve të MASHT-it në Këshillin Drejtues të UP-së është detyrë ekskluzive e Ministrit. Për ne, vendimi ka qenë i papritur”, tha për KALLXO.com, rektori Dema. […]

The post Shkarkimi i Këshillit Drejtues të UP-së, i Papritur për Rektorin appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, e ka vlerësuar të papritur vendimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.

“Emërimi apo shkarkimi i anëtarëve të MASHT-it në Këshillin Drejtues të UP-së është detyrë ekskluzive e Ministrit. Për ne, vendimi ka qenë i papritur”, tha për KALLXO.com, rektori Dema.

I pari i UP-së, Marjan Dema për Kallxo.com tha se ka qenë i kënaqur me punën e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së dhe nuk ka pasur vërejtje ndaj tyre.

“Në Këshillin Drejtues secili ka punuar në mënyrë konstruktive dhe së bashku kemi tejkaluar shumë probleme dhe sfida. Unë nuk kam asnjë vërejtje për punën e tyre, përkundrazi, kanë qenë shumë konstruktivë, të përpiktë dhe kanë dhënë shumë rezultate në punë”, deklaroi Dema.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi më 12 janar 2018 ka marrë vendim për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së të emëruar nga MASHT-i.

Katër anëtarët e shkarkuar Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi sipas vendimit të MASHT-it janë shkarkuar për shkak të “dështimit, refuzimit, shpërfilljen për të përmbushur detyrat e postit”.

Për arsyet e këtij shkarkimi, rektori i UP-së, Marjan Dema nuk deshi të flas me arsye se nuk është kompetent.

Ndërsa ish-kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Ismet Salihu, i shkarkuar nga ministri për KALLXO.com pati thënë se ky vendim është i paarsyeshëm dhe sipas tij mund të konsiderohet politik.

Madje Salihu shprehu drojën se MASHT mund të dërgojë në Këshill njerëz nga politika.

“Unë uroj të mos çojë përpara njerëz të politikës që nuk kanë as background, as dije as autoritet…”, pati thënë Salihu për KALLXO.com.

Katër anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së ishin emëruar nga ish- ministri Arsim Bajrami më 12 shkurt 2016. Akoma pa u bërë dy vite të emërimit ata u shkarkuan nga ministri i ri, Shyqiri Bytyqi.

Ismet Salihu, Porosi Ministrit: Mos Emëro Njerëz të Politikës në UP!

The post Shkarkimi i Këshillit Drejtues të UP-së, i Papritur për Rektorin appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/shkarkimi-keshillit-drejtues-te-se-papritur-per-rektorin/feed/ 0
Serbia Insiston të Përfshihet në Hetimet për Vrasjen e Ivanoviqit http://kallxo.com/serbia-insiston-te-perfshihet-ne-hetimet-per-vrasjen-e-ivanoviqit/ http://kallxo.com/serbia-insiston-te-perfshihet-ne-hetimet-per-vrasjen-e-ivanoviqit/#respond Wed, 17 Jan 2018 12:20:38 +0000 http://kallxo.com/?p=2315089 MPB-ja serbe njofton se drejtori i policisë foli në telefon me zyrtarë të EULEX-it.

The post Serbia Insiston të Përfshihet në Hetimet për Vrasjen e Ivanoviqit appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot me anë të një komunikate se drejtori i policisë Vlladimir Rebiq në një bisedë telefonike me përfaqësues të EULEX-it ka kërkuar urgjentisht përfshirjen e institucioneve të këtij shteti në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.

Sipas komunikatës, menjëherë pas dorëzimit të dokumentit nga Prokuroria Kundër Krimit të Organizuar me të cilin zyrtarisht kërkohet përfshirja në këto hetime, MPB-ja ka kontaktuar shumë herë me përfaqësues të EULEX-it dhe UNMIK-ut.

MPB-ja e Serbisë kërkon nga EULEX-i që sa më shpejt që të jetë e mundur të përfshijë organet e këtij shteti në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit që sipas komunikatës do të mundësonte kapjen sa më parë të kryerësve të kësaj vepreje të rëndë penale.

MPB-ja tregon në komunikatë se do të publikojë edhe dokumentet që i dërgoi në drejtim të EULEX-it dhe UNMIK-ut për përfshirje në këtë hetim.

Dje përfshirjen e Serbisë në hetim e kërkoi edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sot Oliver Ivanoviq u përcoll nga Mitrovica Veriore drejt Beogradit ku do të varroset.

The post Serbia Insiston të Përfshihet në Hetimet për Vrasjen e Ivanoviqit appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

]]>
http://kallxo.com/serbia-insiston-te-perfshihet-ne-hetimet-per-vrasjen-e-ivanoviqit/feed/ 0