Nga një mbledhje e KPK-së | Foto: KPK

Fazliu: Mbi 7,000 Asete të Sekuestruara në Tre Muaj

Koordinatori Kombëtar për Krime Ekonomike, Shqipdon Fazliu, gjatë kësaj mbledhjeje shpalosi raportin tremujor të krimeve ekonomike.

Sipas tij, raportimi i qytetarëve bëri që numri i konfiskimeve dhe sekuestrimeve gjatë këtij vitit të rritet.

“Në periudhën tremujore janar-mars të vitit 2017 janë paraqitur 101 raste te ndryshme penale me 7,305 asete të ngrira apo të sekuestruara vlera e të cilave kap shifrën e 10 milionë eurove. Arsyeja pse e kemi këtë numër kaq te madh është se raportimi nga qytetarët është më i mirë se në vitet e kaluara“, tha Fazliu.

Shqipdon Fazliu kërkoi nga KPK-ja që të fillohet shitja e gjësendeve të konfiskuara e të sekuestruara, pasi po u humbet vlera nga mospërdorimi I tyre.

“Janë 187 automjete të ndryshme të konfiskuara, të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin vlerën e tyre dhe po amortizohen”, tha ai.

Sipas Fazliut, disa nga këto automjete janë të modeleve të fundit dhe të njëjtat janë të përdorshme andaj tha se do të ishte e mirëseardhur që të njëjtat t’u jepen në shfrytëzim institucioneve shtetërore, “kurse ato të cilat janë të vjetruara të shiten”.

“Po ashtu, njëjtë është mirë të veprohet edhe me një numër të madh të armëve të sekuestrua pasi që vetëm në Prishtinë kemi 662 armë të gjata dhe 700 pistoleta të sekuestruara”, shtoi ai.

http://kallxo.com/lumezi-armet-e-sekuestruara-mund-te-perdoren-nga-policia-e-fsk-ja/