Mbledhja e Qeverisë (Arkiv)

Fatos Qerimi Emërohet Sekretar në Ministri

Fatos Qerimi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Detaje për konkursin për këtë pozitë dha ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar.

Yagcilar tha se konkursi ishte hapur më 7 dhjetor 2017, ndërsa sipas tij 7 persona kishin hyrë në listë të ngushtë.

Pastaj nga shtatë të selektuarit ishin zgjedhur për intervistë Besim Kamberaj, Fatos Qerimi dhe Enis Berisha.

Yagcilar tha se intervista e tre kandidatëve ishte zhvilluar më 19 janar 2018, ndërsa kandidat të preferuar e propozoi Fatos Qerimin.

Më pas Qerimi u zgjodh në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Ministris së Zhvillimit Rajonal.

KALLXO.com ka shkruar edhe për emërime tjera të sekretarëve nëpër ministri.

http://kallxo.com/pa-pelqimin-britanik-emerohet-sekretari-masht/

http://kallxo.com/ojq-te-reagojne-per-emerimin-politik-te-sekretarit-ne-mti/