Fatmir Limaj | Foto: "Drejtësia në Kosovë"

Fatmir Limaj Nesër në Gjykatë për Rastin e Bellanicës

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë nesër pritet të zhvillohet seanca fillestare e gjykimit të Fatmir Limajt për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 28 tetor të vitit 2016 ngriti aktakuzë ndaj Limajt lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë të Komunës së Malishevës gjatë luftës.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës,  më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

http://kallxo.com/aktakuze-per-krime-lufte-ndaj-fatmir-limajt/

“Drejtësia në Kosovë” në nëntor të vitit të kaluar shfaqi hulumtimin në dy vazhdime në të cilin familjarë të viktimave që u morën në Bellanicë në vitin 1998 treguan se si ndodhi ky  rast.

http://kallxo.com/drejtesia-ne-kosove-si-u-vra-ramiz-hoxha-nga-bellanica/

http://kallxo.com/prova-te-reja-per-vrasjen-e-bellanices-ne-vitin-1998/

http://kallxo.com/takimet-e-bellanicasve-me-policine-serbe/

Limaj në Emisionin “Drejtësia në Kosovë tha se tashmë është hetuar në lidhje me vrasjet e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

http://kallxo.com/limaj-u-hetova-4-per-vrasjen-e-ramiz-hoxhes/

Më 26 dhjetor 2016, KALLXO.com shkroi se Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar hetime të reja lidhur me këto vrasje, pas transmetimit të dy pjesëve të emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

http://kallxo.com/hetime-te-reja-per-krime-lufte-ne-rastin-limaj/