Familjarët kërkojnë t’i bëhet presion Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve – Foto: Atdhe Mulla

Familjarët Kërkojnë Angazhim më të Madh të Institucioneve për të Pagjeturit

Në Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, në Prishtinë, po mbahet takimi multietnik për çështjen e personave të zhdukur.

Bëhet e ditur se takimi është organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, nën udhëheqjen e Bajram Qerkinit dhe Milorad Trifunoviq.

Pjesëmarrës në këtë takim është edhe kryetari i grupit punues, Ibrahim Makolli, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, si dhe EULEX.

Po ashtu, në takim po marrin pjesë edhe familjarë, shqiptarë e serbë, të personave të pagjetur, nga të gjitha komunat.

Në këtë takim do të diskutohet lidhur me kërkesat e familjarëve të të pagjeturve, njëra prej të cilave është një angazhim më i madh i institucioneve.

Një kërkesë tjetër e këtij takimi është edhe të ndryshohet ligji për personat e zhdukur, në veçanti për pjesën që ka të bëjë me të drejtën e kompensimit për familjarët e personave të zhdukur nga secila familje, pasi një numër i madh i familjeve jetojnë në kushte të vështira materiale.

Aktualisht, në Kosovë numri i personave të pagjetur nga lufta e fundit arrin shifrën 1.658,

http://kallxo.com/germimet-ne-suhodoll-gjendet-nje-trup-kompletuar/

Më 12 tetor të këtij viti, KALLXO.com ka raportuar për gërmimet në Suhodoll të Mitrovicës, ku edhe janë zbuluar eshtrat e kompletuara të një trupi që dyshohet të jetë viktimë e luftës.