Falënderimi për NATO-n | Foto: ZKM

Falënderim për NATO-n në Objektin e Qeverisë

19 vjet pas nisjes së bombardimeve të NATO-s Qeveria e Kosovës falënderoi Aleancën Veriatlantike me një baner të vendosur në ndërtesën e qeverisë.

Aty shkruhet “Thank You NATO”.

Nisjen e ndërhyrjes ajrore të NATO-s në Kosovë e ka kujtuar edhe Kryeministri Haradinaj.

“24 Marsi i vitit 1999 shënon fillimin e historisë së re të Kosovës, kur bota e lirë ndërpreu një fushatë të rëndë spastrimi dhe përndjekjeje të popullit të Kosovës”, tha Haradinaj, sipas njoftimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Haradinaj më tutje në deklaratën e tij falënderoi ata që mundësuan sulmet ajrore.

“Populli i Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Presidentit Bill Clinton, sekretares Madeleine Albright, gjeneralit Wesley Clark, ish-Kryeministrit britanik Tony Blair dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Edhe kur bëri homazhe në Gllogjan Haradinaj falënderoi NATO-n, duke thënë se ishim me fat që ajo ndërhyri.

http://kallxo.com/haradinaj-kurre-ma-kush-nuk-ka-mujt-roberu-shqiptaret/

Ndërhyrjen e NATO-s e kujtoi edhe Presidenti Thaçi.

http://kallxo.com/presidenti-thaci-kujton-24-marsin-e-1999-es/