Fakulteti i Mjekësisë me Ligjërata Online

Ky projekt i cili është prezantuar të premten në Institutin B, nga përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë, ka për qëllim të lehtësojë hulumtimet shkencore, komunikimin e studentëve me profesor që përmes ligjërimit nga distanca tu ofrojnë atyre të arriturat e fundit shkencore.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka gjatë prezantimit të e-laboratori, tregoi për përfitimet e këtij projekti

“Përmes kësaj qendre do të zhvillohen module elektronike pra jemi të interesuar të zhvillojmë edukimin elektronik dhe edukimin në distancë në mënyrë që të jemi në kontakt me të arriturat botërore në sferën shëndetësore”, tha dekania Manxhuka.

I pranishëm në promovimin e projektit e-laboratori ishte edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

“Në agjendën time e kam vendosur lartë cilësinë, hulumtimet shkencore që unë mendoj që përmes këtij projekti do ta lehtësoj hulumtimin shkencor, do ta lehtësoj komunikimin me botën shkencore sepse të gjithë e dimë se koha është një faktor shumë me rëndësi e pse jo të kërkoj me vizitat e mia me shumë partner në universitet prestigjioze që përmes ligjërimit nga distanca tu ofrojmë ligjëruesve tanë, studentëve tanë të arriturat më të fundit shkencore”, tha rektori Dema.

Ndërsa koordinatorja e projektit e-laboratori, Natyra Karahoda-Gjurgjeala tregoi për përfitimet e këtij projekti.

“Një prej përfitimeve të universitetit tonë në këtë projekt ka qenë pikërisht ky e- laboratori tu e marr parasysh që teknologjia na mundëson, mësimin në distancë dhe shfrytëzimin e burimeve tona profesionale që janë shqiptar kudo në botë”, tha Karahoda-Gjurgjeala.

Projekti e-laboratori është financuar nga programiTempus i Komisionit Europian.