Naim Ismajli | Foto: KALLXO.com

Fakte të Shpejta për Komunën e Shtimes

Naim Ismajli, kryetar i Komunës së Shtimes, ka dalë para asamblistëve të Shtimes në debatin “Jeta në Komunë” për të folur për punën dhe sfidat në dy vitet e para të qeverisjes në këtë mandat, të tretin të tij si në krye të kësaj komune.

Ismajli  pretendon se i ka realizuar shumicën e premtimeve të dhëna në fushatë, kur synonte të bëhej kryetar i kësaj komune, në vitin 2013.

Më së shumti të arritura, Ismajli thotë se ka në sektorin  e infrastrukturës, ku pretendon se i ka asfaltuar 90 për qind të rrugëve të Shtimes.

Këto janë disa nga faktet e shpejta për këtë komunë: [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1. Komuna e Shtimes, në 3 vitet e fundit, ka ndarë më shumë se 4 milionë euro për investime kapitale. Shumica e këtyre mjeteve janë dedikuar në asfaltim.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Rrugës “2 Korriku”, e asfaltuar vite më parë, i mungojnë drenazhat për grumbullimin e ujërave atmosferike, nuk ka trotuarë, dhe sa herë ka të reshura gjendja është vështirë e kalueshme.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Fshatrat Carralevë, Reçak, Pjetërshticë dhe në Vojnoc, nuk i kanë të përfunduara rrjetet e kanalizimit. [/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Është ndërtuar objekti i Shkollës së Mesme Profesionale në Shtime, pastaj aneksi i shkollës së Gjurkovcit dhe shkollës së Rashincës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Janë bërë disa renovime në tri qendrat e mjekësisë familjare në Petrovë, Muzeqinë dhe Shtime ndërsa është në përfundim te realizimit të projektit Ndërtimi i QKMF-së në Shtime.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Është përuruar Stadiumi i Qytetit në Shtime.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Në Shtime dy drejtori komunale, udhëhiqen nga femrat. Ato janë Drejtoria Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Shërbime Publike.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Komuna e Shtimes ka vetëm një çerdhe publike.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Në komunën e Shtimes është ndërtuar një park te Qendra Rinore. Parku tjetër te Pishat është ende në proces të punimeve.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Nga komuna e Shtimes kanë emigruar 83 nxënës gjatë valës së migrimit të viteve 2014-2015.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]11. Në vitin 2015, Testit të Maturës në Shtime në afatin e parë të qershorit i janë nënshtruar gjithsej 570 nxënës maturantë, ndërsa testin e kanë kaluar testin vetëm 178 maturantë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]12. Në këtë komunë katër shkolla veprojnë me Ushtrues Detyre të drejtorit për më shumë se dy vite. Shpresa Hajrizi është ushtruese e detyrës së shkollës “Bajram Curri” në Petrovë, Ilir Haxhiu është ushtrues detyre i drejtorit të shkollës së Mesme Profesionale, Antigona Salihu është ushtruese e drejtorit të shkollës së mesme “Emin Duraku” dhe Faruk Bajrami në shkollën fillore “Skënderbeu” në Reçak.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]13. Në Zonën Ekonomike të Shtimes operon një fabrikë dhe një qendër e agrobiznesit ndërsa dy biznese të tjera pritët të fillojnë operimin në këtë zonë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]14. Për 2 vjet, komuna e Shtimes ka ndarë subvencione për bujqësi në vlerë prej 62 mijë euro.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]15. Fshatrat Topillë, Devetak dhe Duga janë të braktisura nga banorët në mungesë të perspektivës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]16. Rreth 10 persona që punojnë në komunë të Shtimes kanë përfituar subvencione në bujqësi nga Ministria e Bujqësisë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]17. Komuna e Shtimes nuk ka stacion dhe linjë të autobusëve. Premtimin për një stacion të autobusëve kryetari Naim Ismajli e kishte bërë qysh në vitin 2009.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]18. Për shkak të mosfinancimit, në komunë të Shtimes janë shuar Klubi Hendbollistik i femrave “Vjosa”, ndërsa ka probleme edhe klubi i hendbollit i meshkujve, Klubi i Karatesë, dhe Klubi i Boksit.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]19. Nga shoqëritë Kulturo-Artistike, janë shuar shoqëria “Shkëndija” dhe ajo “Drita” si pasojë e mungesës së mbështetjes financiare.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]20. Komuna e Shtimes i ka 9 gurthyes aktivë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]21. Në Shtime janë rreth 20 furra të gëlqeres, prej tyre 10 janë aktive pa pëlqim mjedisor dhe pa leje të komunës.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/shtimja-asfalt-partiak-dhe-nje-kallaballek-u-d-te-drejtorit/