Fakte të Shpejta për Komunën e Mamushës

Arif Bytyç, kryetar i komunës së vetme në Kosovë me shumicë turke, Mamushës, ka dalë para Jeta Xharrës në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë” për të folur për dy vitet e para të qeverisjes në këtë mandat.

Bytyç ka folur ankesat të cilat i kanë qytetarët të cilët kanë vështirësi në marrjen e shërbimeve që duhet të ofrojë komuna, duke filluar nga uji i pijes, infrastruktura dhe punësimi.

Komuna që e drejton Bytyç është e fokusuar kryesisht në bujqësi.

Bytyç akuzohet edhe për punësime në bazë të lidhjeve familjare.

Këto janë disa nga faktet e shpejta për këtë komunë të vogël: [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1. Në Komunën e Mamushës nuk bëhen transparente konkurset publike të punësimit.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Komuna e Mamushës nuk ka zyrtar për informim.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Komuna e Mamushës pa asnjë drejtor femër.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Komuna e Mamushës nuk ka klube sportive, nuk është ndërtuar asnjë teren sportive dhe nuk ka shpërndarë bursa për studentë.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Banorët e Mamushës ende nuk kanë ujë të pijes. Ata furnizohen me ujë të pijes duke bartur shishe me ujë nga komuna e Prizrenit.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Mamusha, është komuna me më së paku transparencë në kuadër të komunave të regjionit të Prizrenit, me vetëm 19.8% të nivelit të përgjithshëm bazuar në 44 indikatorë të marrë nga KDI.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Kryetar i Mamushës, Arif Bytyç, pas ardhjes në pushtet ka ndërruar emrat e dy shkollave që ka Mamusha. Shkolla fillore që kishte emrin “Haxhi Ymer Lutfiu” tani mban emrin “Anadolu”, ndërsa shkolla e mesme në Mamushë që mbante emrin “Gjon Buzuku”, tani mban emrin “Ataturk”.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Ekonomia e Komunës së Mamushës është e bazuar kryesisht në bujqësi dhe në shkallë të vogël të tregtisë aktive. Ka rreth 70 biznese private të regjistruara që veprojnë në komunë, prej tyre shumica janë autoservise dhe dyqane te agrokulturës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Komuna e Mamushës nuk ka shtëpi të kulturës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Komunën e Mamushës e karakterizon bujqësia. Në këtë komunë çdo vit mbahet festivali i domates. Brenda një viti në Mamushë janë prodhuar mbi 90.000 tonë domate.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/mamusha-e-etur-per-uje-e-transparence-nepotizem-dhe-rruge-pa-dalje/