Azem Syla. Foto: Atdhe Mulla

EULEX: Rasti ‘Tokat’ u Mbyll për Media Shkaku i 'Hapësirës'

Seanca e sotme ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për krim të organizuar, ishte seanca e tretë me radhë e profilit të lartë në të cilën mediat u përjashtuan tërësisht apo u kufizuan në veprimtarinë e tyre.

Para këtij rasti, për publikun u mbyllën edhe rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj dhe ai ku të akuzuar janë 62 persona, ndër ta edhe dhjetëra mjekë, i njohur si rasti “Stenta”.

Për dallim nga dy proceset e tjera, që udhëhiqen nga gjyqtarë vendorë, rasti ndaj Azem Sylës gjykohet nga gjyqtari i EULEX-it, Arcadius Sedek.

Në interesimin e KALLXO.com për shkaqet e mbylljes së seancës, zyrtarja për informim e EULEX-it, Besa Domi, ndër të tjera përmend edhe mungesën e hapësirës.

“Në fakt seanca sot ishte seance fillestare (KPRRK – Neni 245) dhe për shkak te hapësirës se limituar, gjyqtari i ka lutur mediat të largohen. Gjatë shqyrtimit kryesor seancat do të jenë publike dhe sipas artikullit 301 të KPRRK-së mediat do të lejohen të marrin pjesë”, tha Domi për KALLXO.com.

http://kallxo.com/mbyllet-per-media-seanca-ne-rastin-e-azem-syles-dhe-te-tjereve/

Neni 245 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se çfarë është shqyrtimi fillestar, cilat janë veprimet që ndërmerren dhe kush duhet të jetë i pranishëm.

Në këtë nen askund nuk përcaktohet se shqyrtimit mund të mbyllet për publikun në atë fazë.

Gjithashtu, edhe mungesa e hapësirës nuk përmendet askund në Kodin e Procedurës Penale, si arsye për përjashtimin e publikut.

Gjatë muajve të fundit, mediat në Kosovë kanë qenë  subjekte të përjashtuar, fillimisht në gjykimin e Salih Mekajt, me arsyetimin e ruajtjes së privatësisë, pastaj në gjykimin e rastit “Stenta”, për shkak të hapësirës ndërsa situata e njëjtë u përsërit edhe sot.

http://kallxo.com/ekskluzive-aktvendimi-qe-mbylli-seancen-e-salih-mekajt/

http://kallxo.com/mbyllet-per-mediat-gjykimi-ne-rastin-stenta/

http://kallxo.com/mbyllet-per-media-seanca-ne-rastin-e-azem-syles-dhe-te-tjereve/

Ndaj mbylljes së seancës së sotme për mediat ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, fjala transparencë tashmë ka humbur kuptimin.

http://kallxo.com/gazetaret-te-shqetesuar-mbylljen-e-seances-ndaj-azem-syles/