Gjykimi i Menderes Sinanit | Foto: KALLXO.com

EULEX-i Pa Mandat-Shtyhet Seanca e Ish-Togerit

Në gjykatë nuk ishin të pranishëm anëtarët e trupit gjykues dhe prokurori i EULEX-it, ndërsa prezentë ishin i akuzuari Menderes Sinani dhe i dëmtuari Bidajet Sylejmani.

Në gjykatë kishte ardhur edhe anëtari kosovar i trupit gjykues Musa Konxheli.

Asnjëri nga të pranishmit, edhe pse pritën gati 1 orë, nuk e dinin arsyen e mungesës së pjesëtarëve të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, të cilit i ka përfunduar mandati, ndërsa pritet që së shpejti ai t’i vazhdohet edhe për dy vjet.

Menderes Sinani akuzohet nga Prokuroria e EULEX-it për veprat penale shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, moslajmërim të veprës penale apo kryesve të tyre dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Për të njëjtat akuza tanimë ish-polici Besim Shabani është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Në seancat e zhvilluara në mars e prill ish-togeri ishte ankuaar se po i mohohet e drejta e votës, ndërsa ishte zbuluar se ai u vinte nota anëtarëve të Njësitit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Rajonin e Ferizajt, të cilin e drejtonte.

http://kallxo.com/akuzuari-po-mohohet-e-drejta-e-votes/

http://kallxo.com/ish-togeri-i-notonte-anetaret-e-njesitit/