Foto: Zyra e Presidentit

Estonia e Gatshme ta Ndihmojë Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Si dy vende të reja që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, Thaçi dhe Kaljulaid i kanë uruar njëri-tjetrit fat të ekipeve olimpike gjatë garave, që po zhvillohen në Kore të Jugut.

Në këtë takim, presidentët kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, të integrimeve euroatlantike.

Duke folur për bashkëpunimin bilateral, Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike.

Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Estonisë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian, duke thënë se anëtarësimi i rajonit në BE duhet të ndodhë në pako.

Ata janë pajtuar se të gjitha kontestet ndërfiqnjësore duhet të jenë të zgjidhura plotësisht para se një anëtar të hyjë në BE./21Media