Gërmimi për persona të pagjetur - Foto: Rtv21

Eshtrat e një të Vdekuri Janë Gjetur në Gllarevë

Një person i vdekur është gjetur sot, i cili sipas ekspertizës po dyshohet se është i luftës së fundit.

Sipas Prenkë Gjetajt, i gjeturi ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe me rroba.

Ai tha se ende nuk është identifikuar i vdekuri.

Sipas tij, një javë më parë një banor i këtij fshati gjatë punimeve për një kanal të ujësjellësit ka hasur në eshtra të njeriut, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse dhe për këtë Komisioni për të Pagjetur sot ka organizuar gërmimet për hulumtime të tjera në këtë lokacion. /21 Media