Rruga Prishtinë-Pejë - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Është Përmirësuar Qarkullimi në të Gjitha Rrugët

“Menaxherët regjionalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në terren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion”, njofton Ministria.

Ministria e Infrastrukturës njofton se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi.

NDËRLIDHUR

“Menaxherët regjionalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në terren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion”, njofton Ministria përmes një komunikate.

“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thuhet po ashtu në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sërish, Ministria u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdeshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.

08 Janar 2017 - 10:52

Kallxo 08/01/2017 - 10:52
NDËRVEPRIMI0