Foto: Ilustrim

Pesë të Arrestuar për Dy Rrahje

Në Rrugën “Selman Lajqi” në Pejë, dje policia ka arrestuar tre persona për rrahje mes veti.

Sipas raportit të policisë pas një mosmarrëveshjeje në rrahje janë përfshirë katër persona por tre prej tyre janë arrestuar.

Të gjithë të involvuarit në rrahje kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Dy të arrestuarve me vendim të prokurorit u është caktuar ndalimi policor, ndërsa i dyshuari i tretë vazhdon tretmanin mjekësor.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Dy persona janë arrestuar edhe në Podujevë në Rrugën “Gryka e Llapit” pasi kanë sulmuar tre persona të tjerë.

Sipas raportit të policisë të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje që kishin kanë sulmuar viktimat me mjete të forta.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.