Erdogan Prin në Votimin për Rritje të Kompetencave

Pas numërimit të 99% tëvotave, 51.3 e zgjedhësve turq kanë votuar për ndryshimet kushtetuese.

Agjencia “Reuters”, duke cituar burime nga presidenca turke thotë se presidenti Erdogan vlerëson se rezultati i referendumit është “i qartë“ dhe se ai ka thirrur përkrahësit e “Po”-së për t’i përgëzuar.

Rreth 55 milionë turq me të drejtë vote ishin ftuar të votonin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, të cilat synojnë zëvendësimin e regjimit parlamentar me regjim presidencial, dhe i cili i mundëson presidentit Recep Tayyip Erdogan të forcojë pushtetin e tij.

Didier Billion, ndihmësdrejtori i Institutit francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) dhe specialist për Turqinë ka treguar për “France info” ka thënë se nëse kalon reforma kushtetuese do të ndryshohen 18 ligje.

Sipas tij, me këto ndryshime praktikisht zhduket posti i kryeministrit pasi që presidenti do të mund të emërojë e shkarkojë ministrat, të cilët nuk do të përgjigjen më para Parlamentit.

Billion thotë se presidenti do të emërojë 12 nga 15 anëtarët e Këshillit Kushtetues, si dhe gjashtë nga 13 anëtarët e Këshillit të Lartë të gjykatësve dhe prokurorëve, institucion që zgjedh personelin gjyqësor. “Ai do të ketë dorë edhe në nominime të tjera strategjike: komandën e lartë ushtarake, shefin e inteligjencës, rektorët e universiteteve, si dhe mund të mbetet lider i një partie politike”, thotë eksperti.