Recep Tayyip Erdogan - Foto: REL/Reuters

Erdogan e Akuzon SHBA-në për Mbështetje të Terrorizmit brenda Turqisë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka akuzuar SHBA-në për “krijim e një ushtrie të terrorit” në kufirin e turko-sirian. Këtë e ka bërë të ditur CNN.

Rrjeti amerikan i lajmeve tregon se deklarata erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar se i kanë mbështetur ushtarakisht forcat guerrile të YPG-së kurde. Presidenti turk e dha këtë deklaratë në inaugurimin e një fabrike të natriumit, raporton CNN.

Turqia i konsideron forcat e YPG-së si të lidhura me PKK-në, Partinë Popullore të Kurdistanit, organizatë të cilën e ka shpallur terroriste. Edhe BE-ja e ka futur PKK-në në listën e zezë.

“Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se po ndërtojnë një ushtri të terrorit në kufitë tanë kombëtarë”, ka thënë Erdogan gjatë fjalimit të tij në fabrikën në Ankara, transmeton rrjeti amerikan i lajmeve.
“Është përgjegjësia jonë që ta ngulfasim këtë orvatje para se të lindë”, ka shtuar Erdogan.

Ndryshe, PKK-ja në Siri është në luftë me forcat e ISIS-it, duke e synunar kështu edhe autonominë e kurdve në këtë shtet. Sipas CNN, SHBA-ja e ka filluar dhënien e ndihmave ushtarake për PKK-në para më shumë se 7 muajsh