Rrëzimi i minares së xhamisë në Deçan

Era Rrëzon Minaren e Xhamisë në Deçan

Në Deçan era e fuqishme që nisi pas mesnatës ka shkaktuar dëme, ndërsa ka rrëzuar minaren e xhamisë në këtë qytet.

Lajmin për dëmet nga era në Deçan i konfirmoi për KALLXO.com Izet Zenuni, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Deçanit

“Mbrëmë pas mesnates, per shkak të erës së madhe është dëmtuar minarja e xhamisë në Deçan”, tha Zenuni.

Ai tregoi se dëme ka pasur edhe në fshatrat e Deçanit.

“Dëme ka pasur edhe ne Isniq,Carabreg dhe Beleg, kryesisht të rrjetit elektrik. Deri më herët rrjeti elektrik ka qenë jashtë funksionit në këto vende, ndersa tash kane dalë ekipet e KEDS ne vendngjarje”, tha drejtori Zenuni.

Edhe minarja e një xhamia në Gjilan ishte dëmtuar nga era para tre vjetësh.

http://kallxo.com/era-rrezon-minaren-e-xhamise-ne-gjilan/