Foto: Zyra e Presidentit

Enver Peci Dekretohet për Kryetar të Gjykatës Supreme

Më shumë së një muaj pasi u propozua nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci është dekretuar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së,  në mbledhjen e datës 9 gusht 2017.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.

Peci ishte propozuar për kryetar të Gjykatës Supreme nga KGJK edhe në mars të këtij viti por pasi kundër kandidatja Valdete Daka e kishte çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit kishte anuluar vendimin e Këshillit Gjyqsor të Kosovës pasi kishte gjetur parregullsi në procesin e votimit.

Gjykata Supreme e Kosovës për më shumë se 9 muaj ishte pa udhëheqës ndërsa rolin e ushtrueses së detyrës e ushtroi gjyqtarja e kësaj gjykate Gyltene Sylejmani.

http://kallxo.com/enver-peci-zgjidhet-kryetar-gjykates-supreme/