Enver Hoxhaj, Zëvendës Kryeministër

Enver Hoxhaj i Përgjigjet Kërkesës së LDK-së për Shpërndarje të Kuvendit

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i kundërpërgjigjet idesë së LDK-së për shpërbërje të Kuvendit dhe rrëzim të Qeverisë menjëherë pas ratifikimit të demarkacionit.

Në emisionin Argument Plus, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se qeveria është stabile, do ta përmbush mandatin e plotë dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.  Ndjekim një pjesë të intervistës të shkëputur nga Argument Plus, që emetohet sonte në Rtv 21 në orën 21.30

“Qeveria është shumë stabile, parnerët e koalicionit kanë një bashkëpunim shumë të mirë. Opozitës i takon të dalë me deklarata të tilla, jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera të botës kudo që ka opozitë… por ne jemi të sigurt që qeveria do ta ketë një mandat të plotë, që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Qytetarët e Kosovës janë lodhë dhe janë ngopë me cikle të shkurta qeverisëse…” tha Hoxhaj.