Takimet e Hoxhajt në New York | Foto: Facebook

Enver Hoxhaj Paralajmëron Njohje të Reja

Derisa po qëndron në New York në një vizitë lobuese për njohje të reja të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se u ka kërkuar përfaqësuesve të shumë vendeve që ta pranojnë Kosovën shtet.

“Kam vazhduar me agjendën e takimeve lobuese në New York me përfaqësuesit e vendeve të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta njohin pavarësinë e Kosovës”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Ai paralajmëroi se njohje të reja do të ndodhin.

“Jam optimist që shumë shpejt do të kemi lajme të mira dhe njohje të reja për Kosovën”, vijoi postimin Hoxhaj.

Në shtator të vitit të kaluar Hoxhaj paralajmëroi tri njohje të reja deri në fund të 2016-ës.

http://kallxo.com/hoxhaj-parlajmeron-tri-njohje-te-reja/

Por deri në fund të vitit që shkoi, Kosovës i erdhën vetëm dy njohje,, një më pak se premtimi i ministrit.

http://kallxo.com/kosova-nje-njohje-pak-se-premtimi-ministrit/

Kosovën më 27 shkurt të këtij viti e njohu shteti i Bangladeshit, duke çuar në 114 numrin e shteteve njohëse.

http://kallxo.com/bangladeshi-e-njeh-kosoven/