Enver Hoxhaj: Hyrja e Gjuriqit në Kosovë, Shkelje e Rendit Kushtetues

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot se hyrja e shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, marko Gjuriq, ka qenë “ilegale dhe në shkelje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se Kosova do t’i marrë të gjitha masat për ta ruajtur situatën e qetë brenda territorit.

“Hyrja e Marko Gjuriqit në Kosovë në mënyrë ilegale është në shkelje të ligjit, rendit kushtetues dhe marrëveshjes së Brukselit. Këto akte janë shumë të rrezikshme dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Kosova do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbajtur situatën e qetë brenda territorit”, tha Hoxhaj.

Gjuriq është arrestuar në Mitrovicë të Veriut derisa po mbante një tubim me serbët lokalë dhe aktualisht është duke u sjellë në Prishtinë për t’u marrë në pyetje nga prokurori.