Arkiv - Eliot Engel në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Eliot Engel: Shoh një Komb me Një të Ardhme të Ndritur

Në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kongresmeni amerikan Eliot Engel tha se ka shumë shpresë se të rinjtë dhe fëmijët do të jetojnë një jetë shumë të mirë në Kosovë.

Për Kosovën Engel tha se sheh një komb me një të ardhme të ndritur.

“Kur shoh 10 vitet e ardhshme, dua ta shoh Kosovën e njohur nga shumë vende të tjera, ta shoh Kosovën në BE, ta shoh Kosovën në NATO, ta shoh Kosovën në OKB. Dua ta shoh Kosovën duke e luftuar korrupsionin, dua ta shoh Kosovën me një ushtri multietnike sepse Kosova duhet të ketë ushtri”, theksoi Eliot Engel në seancën ku pos drejtuesve të institucioneve të Kosovës morën pjesë edhe shumë personalitete nga vende mike të Kosovës.