Eliot Engel Nis Vizitën në Kosovë

Kongresisti amerikan Eliot Engel do të vijë sot pasdite në Kosovë, ndërsa takimin e parë do ta zhvillojë me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Të hënën Engel do të bëjë homazhe te pllaka e viktimave hebraike në oborrin e qeverisë, ndërsa më pas për nder të vizitës së tij ekzekutivi i vendit do të zhvillojë mbledhje solemne.

Engel është paraparë që të hënën në mëngjes të dalë edhe në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Engel vizitoi Kosovën edhe në vitin 2015 kur bëri thirrje për miratimin e Gjykatës Speciale në Kuvend.

http://kallxo.com/engel-votojeni-specialen-ose-e-themelon-okb-ja/

Kongresisti ka uruar sivjet edhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për zgjedhjen në këtë pozitë, duke shprehur padurimin për të punuar me Qeverinë e Kosovës.

http://kallxo.com/kongresistet-haradinajt-te-punojme-per-rritje-te-mireqenies/