Nënshkrimi i marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë | Foto: KALLXO.com

Eliminohet Tatimi i Dyfishtë me Zvicrën

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Zvicrën për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura.

Ministri në detyrë Avdullah Hoti, bashkë me ambasadorin zviceran në Kosovë Hubert Lebet nënshkruan sot marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes dy shteteve.

NDËRLIDHUR

Ministri në detyrë Hoti tha se marrëveshja mund të ndikojë në nxitjen e investimeve zvicerane në Kosovë.

“Shpresoj që përmes kësaj marrëveshjeje krijohet një kornizë e re për të mundësuar investime nga ky shtet dhe përmes saj krijojmë bazament të rëndësishëm që të nxisim investimet zvicerane në Kosovë”, tha Hoti.

Ambasadori zviceran Hubert Lebet tha se marrëveshja forcon anën ekonomike dhe ligjore.

“Është kënaqësi që e kemi këtë mundësi për të nënshkruar këtë marrëveshje bilaterale e cila është një mundësi për të definuar këtë kornizë që lejon mundësi për të arritur dhe forcuar anën ekonomike dhe ligjore”, tha Lebet.

Ndërsa Hoti më tutje Zvicrën e quajti vend mik, ndërsa nuk harroi as kontributin e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.

“Ne e kemi Zvicrën një shtet mik pasi që shumë kosovarë jetojnë dhe veprojnë atje. Janë mbi 270 mijë qytetarë që jetojnë në Zvicer, që investojnë me qindra miliona euro në Kosovë”, tha Hoti.

Eliminimi i tatimit të dyfishtë në të ardhura nënkupton që një person të mos tatohet edhe në vendin ku i realizon të ardhurat, edhe në vendin ku jeton.

26 Maj 2017 - 10:34

Taulant Osmani 26/05/2017 - 10:34
NDËRVEPRIMI34

Eliminohet Tatimi i Dyfishtë me Zvicrën

by Taulant Osmani
NA NDIQNI

Send this to a friend