Foto: Ilustrim
Ekzekutohet Vëllai i ish-Deputetit
09.12.2017 - 10:34
Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka nga Lezha, është gjetur i ekzekutuar në veturën e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.
Policia thotë se ka marrë një telefonatë rreth orës 04:25 dhe është njoftuar për atentatin.
Në vendngjarje është gjetur trupi i pajetë i Aleksandër Ndokës në automjetin e tij tip “Mitsubishi”.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që për kapjen e autorit, ose autorëve të saj, në mbështetje të policisë lokale janë dërguar edhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.